Turqit prodhojnë bebi-shalqi

Mos i humb

Shalqi në madhësi të ulliri të prodhuara nga një firmë turke bujqësore u paraqitën në një panair ushqimor të mërkurën.

Shalqinjtë e vegjël u paraqitën në Panairin 26-të FoodProduct International Food and Beverage Expo, të mbajtur Antalia.

Shefi i kompanisë Mustafa Erüst tha për Agjencinë Anadolu se ata prodhuan shalqi në madhësi të ullirit.

Kur ta hani, lëvorja e saj është si e shalqirit, por shija e brendshme është si e një kastraveci,” tha Erüst.

Erüst tha se projekti ishte që fëmijët të mësoheshin për të ngrënë fruta, duke shtuar se ata gjithashtu prodhojnë kastravecë të vegjël, patëllxhan, kunguj të njomë, lulelakër dhe karota.

Shalqinjtë e vegjël janë shitur në paketa të vogla në dyqanet ushqimore turke dhe çdo paketë shitet për të paktën 8 lira turke (1.4 dollarë), shtoi ai.

Panairi i FoodProduct në qendrën e panaireve të Antalias do të vazhdojë deri më 19 janar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit