Tusk: Jeni më afër heqjes së vizave

Mos i humb

 

 

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është takuar sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ndërsa në një konferencë për media ai tha se kjo vizitë konfirmon mbështetjen e BE-së për integrim të vendeve të rajonit.

Sipas tij BE do të jetë partner kyç në përmirësimin e  lidhjeve brenda rajonit,

“Vizita ime sot është një pjesë e një udhëtimi të gjerë në rajon për të përgatitur samitin e Sofjes. BE-ja duhet të rikonfirmojë edhe njëherë mbështetjen e saj për anëtarësimin e rajonit. BE-ja është dhe do të vazhdojë të jetë partneri kryesor i rajonit. Samiti duhet të përmirësojë lidhjet brenda rajonit, e gjithashtu shkëmbimet njerëzore si programi Erasmus”, deklaroi Tusk.

Ndërkohë, Tusk ka përgëzuar Kosovën për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa ka dhënë sinjale pozitive se Kosova tani është afër liberalizimit.

Ai ka ftuar liderët e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë së bashku të kenë konsensus edhe për çështje të tjera që janë në të mirë të vendit.

“Para se gjithash dua të ju përgëzoj për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’iu afruar liberalizimit të vizave. Tani e di se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bëni çdo gjë në interes të vendit tuaj”, theksoi  Tusk.

Tusk , duke folur për marrëdhëniet Kosovë serbi, kujtoi dialogun për çka tha ai është e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai në fund të kësaj konference falënderoi presidentin Thaçi për kohën dhe kapitalin personal të shpenzuar në dialogun me Serbinë, dhe u siguroi atyre se një gjë e tillë do të shpaguhet në të ardhmen./Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit