Tusk: Nuk do të ndalem së ëndërruari një Europë më të mirë

Mos i humb

 

 

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjatë sesionit plenar të Parlamentit Europian në Strasburg tha se ”e di shumë mirë që në të dyja anët e kanalit, të gjithë, madje edhe unë vetë, jemi të lodhur me Brexit dhe kjo është plotësisht e kuptueshme”.

“Megjithatë, ky nuk është një justifikim për të thënë ‘e mbyllim’ vetëm për shkak se jemi të lodhur”, theksoi ai.

“Ne duhet të vazhdojmë ta trajtojmë Brexit-in në një mënyrë të civilizuar. Sepse jemi të lidhur nga një fat i përbashkët dhe duam të mbetemi miq të ngushtë dhe partnerë në të ardhmen”, tha Tusk.

“Gjatë Këshillit të Europës, një nga udhëheqësit na paralajmëroi se nuk duhej të mendonim që Brexit të mund të anulohej. Unë nuk u përgjigja menjëherë, por sot para jush, do të doja të thosha se nuk mund të biem në fatalizëm. Të paktën unë nuk do të pushoj së ëndërruari për një Europë më të mirë dhe të bashkuar”, deklaroi Tusk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit