Tusk: Rusia dhe Irani duhet të ndalojnë lojërat në Siri

Mos i humb

Sulmet ajrore të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndaj regjimit të Asadit ishin “të nevojshme dhe proporcionale”, tha sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërsa i kërkoi Rusisë dhe Iranit të “ndalonin të luajnë lojëra” në rajon.

Duke ju drejtuar anëtarëve të Parlamentit Europian në Strasburg si pjesë e një debati mbi samitin e muajit të kaluar të liderëve të BE-së në Bruksel, Tusk tha se “Sulmet ajrore ishin të nevojshme dhe proporcionale për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga regjimi sirian për të vrarë popullin e vet. Është urgjente që të gjitha palët në Siri të angazhohen në procesin politik të udhëhequr nga OKB për t’i dhënë fund kësaj tragjedie”.

Lideri i BE-së shtoi se “Mbi të gjitha, Rusia dhe Irani duhet të ndalojnë të luajnë lojëra dhe të angazhohen seriozisht në gjetjen e një zgjidhjeje të përgjegjshme dhe paqësore”.

Të shtunën, SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe kryen një seri sulmesh që synonin kapacitetet e armëve kimike të regjimit të Asadit, si kundërpërgjigje për sulmin e dyshuar kimik në Duma, Guta Llindore, më 7 prill.

Sulmet synonin qendrën e kërkimit për armët kimike pranë Damaskut, një depo armësh kimike dhe një qendër komandimi lidhur me armët kimike të vendosura në perëndim të Homs./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit