‘U dhunuan dhe fëmijët’/ Klevis Balliu: Rama për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës, për Vuçiç krahun e djathtë të Millosheviçit. Banorët e Unazës të dekorohen

Mos i humb

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu teksa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama deklaroi se banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht sot nga policia. Në një dalje për mediat, Balliu u doli në mbrojtje banorëve të kësaj zone, ndërsa pohoi se policia ka përdorur gaz lotsjellës nëpër banesat që do të prishen nga IKMT, duke mos kursyer as pleqtë dhe fëmijët.

Mes të tjerash demokrati tha se Rama për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës, ndërsa për presidentin Aleksandër Vuçiç vendosi të ishte krahu i djathtë i Millosheviçit. Po ashtu ai u zotua para protestuesve se ata do të dëmshpërblehen nga shtetit kur PD të vijë në pushtet. Mes të tjerash ai tha se këta banorë për 1 vit protestuan dhe në vend që të dekorohen nga qeveria, kjo e fundit ushtron dhunë ndaj tyre.

Balliu

“Kjo është shkelej flagrante e të drejtave të njeriut. Projekti që po zbatohet sot është projekt mafioz i promovuar nga lidhjet e qeverise me krimin. Ky projekt 20 mln euro km që nuk ndodh në asnjë vend të botës, sot po shemb shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, me dokumente dhe pa dokumente. Shembjet po bëhen për pallatet e Erion Veliajt, lavatrices së parave të pista. Heronj që kanë sakrifikuar gjithçka kanë qenë banorë. Kanë hedhur shumë gaz lotsjellës brenda banesave. Kanë dhunuar fëmijë e të moshuar. I kanë hedhur nga çatia. Dikush ka shembje. Salillari dhe IKMT janë kapur në shkelje flagrantë. Dhuna që kanë përjetuar këta banorë sot ka qenë e tmerrshme. As në filma nuk realizohet dot. Ky do të jetë mision që nuk do shkojë kot. Kjo do të dëmshpërblehet dhe me vënien përballë të gjithë banditëve që kanë dhunuar banorët e Unazës. Nuk do të rreshtim pa marrë informacione që nga polici më i thjeshtë që ka ushtruar dhunë, deri tek i fundit. Rama për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës. Dhe për Vuçiç, krahun e djathtë të Millosheviçit, që përdhunoi e vrau mijëra motra tonat në Kosovë. Ai nuk e do linjën ruse, ai është linja ruse. Sot çdo qytetar duhet të kuptojë se këta banorë donin dialogun, kurse Rama mbështeti gazin lotsjellës, shkopin e gomës, edhe sa qytetarë duhet të dhunohen me gazin lotsjellës? A nuk i mjaftoi në Shkozë? Tek Bregu i Lumit?!Qëndresa që kanë bërë ata banorë sot duhet të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët.

Janë disa banorë të dëmtuar rendë në mënyrë barbare dhe makabre. Janë disa kolegë deputetë që janë me banorët në spital. I njoh këta banorë por është e pamundur që të përballesh me një shtet të tërë që sjell policë me armë. Këta banorë duhen dekoruar, se ju shpëtuan edhe juve gazetarëve, 40 milionë euro. Edi Rama nuk ua fali kurrë, ja ky ishte shpërblimi i tij”, tha Balliu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit