U hap panairi “Gratë në Biznes 2018”

Mos i humb

Sot në Prishtinë është hapur panari “Gratë në Biznes 2018” i cili sipas zyrtarëve është projekt për inkurajimin e prodhimeve vendore.

Në hapjen e paniarit mori pjesë edhe Ministri i Tregtisë dhe  Industrisë, Bajram Hasani i cili u shpreh i lumtur që edhe këtë vit po bëhet hapja e panairit të grave ku ndër të tjera ai u shpreh i gatshëm që ta përkrah inciativen e tyre për t’i fuqizuar edhe më  shumë prodhimet vendore.

“Ndjehem mirë që jemi në hapjen e këtij panairi. Ne edhe si ministri edhe unë si ministër jemi në përkrahje të këtyre grave që t’i inkurajojmë t’i mbështesim që sa më shumë të kemi iniciativa të tilla për ta fuqizuar prodhimin vendor, për t’i fuqizuar këto atrizanate që janë në këtë panair dhe ne jemi të gatshëm që si ministri çdoherë t’i rrisimi këto aktivitet të vazhdojmë edhe më tutje”, tha Hasani duke shtuar edhe më tutje se gratë e këtij panairi duhet që ta shfrytëzojnë vullnetin e ministrisë dhe të dorzojnë projektet e reja të dorzojnë ankesa në mënyrë që  t’i zhdukin barrierat që hasin në këtë biznes.

“Ne presim që këtë mbështetje këtë vullnet tonin si ministri ta shfrytzojnë grat me iniciativa të tyre ndërmarrrëse që sa më shumë të dorëzojn projekte t’i dorëzojn kërkesat e tyre ankesat e tyre  pengesat e tyre për ta zhvilluar sa më shumë  biznesin dhe të mos kemi fare barriera në këtë drejtim”, u shpreh Hasani. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit