U plagos rëndë në atentat, policia e arreston në spital

Mos i humb

Inez Hajrulla, 25-vjeçari i cili u plagos rëndë pas shpërthimt të mjetit të tij, tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, dhe pse është në gjendje të rëndë në spital

Policia e Vlorës bën me dije se në makinën e të riut është gjetur një pistoletë tip “Glock” me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër.
Hajrulla është me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ”Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshm./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit