U sulmua me thikë, kryebashkiaku në gjendje të rëndë

Mos i humb

Kryebashkiaku i qytetit polak Danzika ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u sulmua me thikë nga një i ri, gjatë një mbrëmje bamirësie. Agresori është arrestuar ndërsa nuk dihen ende arsyet e tij për sulmin.

Është në gjendje kritike për jetën kryebashkiaku i Danzikës, Powel Adamowitz, i cili u sulmua me thikë gjatë një mbrëmje bamirësie. Kryebashkiaku iu nënshtrua një ndërhyrje delikate kirurgjikale. Adamovitzz u sulmua papritur duke u qëlluar disa herë me thikë, nga një i ri 27-vjeçar, gjatë koncertit të fundit të orkestrës së Krishtlindjeve, në një mbrëmje për mbledhje fondesh për bamirësi.

Ai u qëllua teksa ndodhej në skenë. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare për mediat polake. Kryebashkiaku u dërgua menjëherë në spital, por nuk dihet asgjë e saktë për gjendjen e tij, përveç faktit se është në rrezik për jetën. Sipas televizionit vendas TVN24, në orën 20 të mbrëmjes së të dielës, një person u ngjit në skenë duke bërtitur, dhe më pas kryebashkiaku u pa i gjakosur. Agresori është arrestuar menjëherë. Powel Adamowitz është kryebashkiak i qytetit port në Baltik që nga viti 1998.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit