U tha se vizat nuk hiqen as këtë vit, vjen reagimi i ashpër i zyrtarëve të lartë të Kosovës

Mos i humb

Liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të jetë tema më e diskutuar kohëve të fundit.

Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Europian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit.

Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë BE-së.

Ndonëse zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në vazhdimësi kanë pohuar se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vëna për liberalizim, vendimi për heqje vizash nuk është i sigurt se do të merret as brenda këtij viti. Përkundrazi, tashmë është paralajmëruar se ky proces mund të mos finalizohet deri në vitin 2020.

Në anën tjetër ata që vazhdimisht kanë dhënë data për heqjen e regjimit të vizave tani kanë ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së.

Derisa kryeparlamentari Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se mosliberalizimi i vizave do të ishte racizëm, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka një vendim pozitiv rreth vizave këtë vit, atëherë Bashkimi Europian do ta humbasë besimin e institucioneve të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit