U vra në makinën e tij, 33-vjeçari në Rrogozhinë i dënuar për trafik droge në Itali

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klevis Kapllani, 33 vjeç, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas policisë i riu është gjetur i vrarë rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës në makinën e tij.Bëhet  me dije se 33-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ndërkohë prej dy vitesh Klevis Kapllani, ishte kthyer në vendlindje dhe këto kohë nuk kishte shfaqur probleme.

Policia njofton se është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit