UBISHZ dhe BISHZ: Mesazh të përbashkët Urimi për Festën Fitër Bajramit

Mos i humb

Me një mesazh të përbashkët Urimi drejtuar Xhemateve të përbashkëta dhe të gjithë besimtarëve Muslimanë në Zvicër dhe në veçanti shqiptarëve UBISHZ DHE BISHZ

përcjellin se Urimin se Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë muslimane.

Drejtuar xhemateve tona shqiptare në Zvicër!

03.06.2019, e hënë 

UBISHZ dhe BISHZ: Urimi i përbashkët i Fitër Bajramit

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ) njoftojnë komunitetin musliman shqiptarë që jeton dhe vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht tëmartën, më 04.06.2019.

Ramazani ishte një mysafir i madh midis nesh. Ai në xhamitë dhe xhematet tona solli Islamin e gjallë, kurse për familjet tona ofroi një shans shumë të mirë për t’u afruar njëri me tjetrin, në sofrën e iftarit dhe të syfirit, dhe për të vazhduar më tutje në frymën e mëshirës, dashurisë dhe të respektit të ndërsjellë.

Muajin e bekuar të Ramazanit e përcjellim me shpresën se Zoti i Madh ka pranuar prej nesh çdo vepër të mirë që e bëmë për vete dhe për të tjerët, si dhe ta ketë pranuar çdo pendesë dhe lutje tonën.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë muslimane.

Po ashtu, le ta ndajmë këtë gëzim tonin edhe me të tjerët, me jomuslimanët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë!

Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri! Amin!

Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!

 

Mehas Alija                                                                                                  Fehim Abazi
Kryetar i UBISHZ                                                                                           Kryetar i BISHZ

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit