Udhëtimi më i gjatë në botë me autobus do të zgjasë plot 70 ditë

Mos i humb

Udhëtimi më i gjatë në botë me autobus pritet të realizohet shumë shpejt.

Agjencia turistike Adentures Overland shpreson që ideja e tyre për organizimin e udhëtimit me autobus nga New Delhi drejt Londrës do të vihet në zbatim dhe të ngjallë interes të madh tek adhuruesit e udhëtimeve të gjata, shkruan CNN.

Autobusi luksoz do të jetë në gjendje të transportoj 20 pasagjerë dhe për 70 ditë autobusi do të përshkojë 18 vende, kurse pasagjerët do të mund të shijojnë peizazhet si dhe murin kinez.

Adventures Overland është themeluar nga dy sipërmarrës Tushar Agarwal dhe Sanjay Madan, të cilët janë adhurues të udhëtimeve të gjata. Inspirimin për një ide të tillë e morën teksa po udhëtonin nga Londra për në New Delhi në vitin 2010.

Megjithatë ky udhëtim nuk është edhe aq i lirë, çmimi shkon deri në 20 mijë dollarë dhe pasagjerët kanë mundësi të vendosin për cilën pjesë të udhëtimit duan të marrin pjesë, pasi është i ndarë në katër etapa. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit