Udhëtimi sekret i Vuçiç në Amerikë, Jeremiç i bën presion rreth “darkës me Thaçin”

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë një udhëtim sekret drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dielën.

Ai ka treguar se ndodhet atje vetëm pasi fluturimin përtej Atlantikut ia ka zbuluar Vuk Jeremic, ish-Kryediplomati i Serbisë. Jeremiç nuk është ndalë me kaq, ai ka vazhduar t’i bëjë presion shefit të shtetit të serb në Twitter, për një takim të fshehtë me Presidentin e Kosovës Hashim Thacin në Paris.

Zyrtarë të Partisë së Vuçiç kanë dashur të relativizojnë deklaratat në rrjetet sociale të ish-kryediplomatit serb duke thënë se Vuçiqin në aeroplan e kanë parë rreth 50 udhëtarë të cilët kanë udhëtuar në linjë e rregullt të Air Serbia”.

Por, Jeremic ka vazhduar ta thumbojë Presidentin serb duke i thënë se pse ka kërkuar ta udhëtojë pa mbrojtje të afërt që parashihet me protokoll dhe pse për shkak të tij është vonuar edhe fluturimi drejt Nju-Jorkut.

“Më vjen keq që nuk iu doli vizita në Nju Jork për të cilën keni menduar të jetë e fshehtë“ ka shkruar Jeremic pasi Vuçiç ia ka konfirmuar se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përgjigjen e tij kreu i shtetit serb ka lënë të kuptohet se ndodhet në Nju Jork për një darkë me familjen Soros derisa ka vazhduar t’i përgjigjet me ironi Jeremict.

Ndërkohë Jeremiç ka shkruar përsëri në Twitter duke e pyetur Vuçiqin për takimin me Thaçin në Paris.

„A është e vërtetë se keni darkuar të martën në Paris me Hashim Thacin dhe cka jeni marrë vesh“ ka shkruar Jeremiç.

Ndryshe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar kishte shkuar në Londër për ta promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për ta promovuar librin.

Por, krejt ky udhëtim i tij u interpretua ndryshe në Serbi.

Sipas Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, tinëz opinionit ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Jeremiçit, ka darkuar me Thaçin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit