Udhëzues i vogël për erëza: Çfarë shkon më mirë me mish pule, çfarë me mish peshku

Mos i humb

 

 

Me siguri në kuzhinën tuaj keni disa erëza të cilat gjithmonë i përdorni në gjellë, mirëpo a e dini që me kombinimin e disa erëzave mund të arrini vërtet shije unike?

Nëse ndonjëherë keni pyetur a është më mirë të përdorni erëza të thata apo të freskëta, duhet ta dini që erëzat e freskëta do t’i japin shije më të plotë dhe më të mirë sesa të thatat. Mirëpo, edhe të thatat mund të bëjnë dallim të madh, prandaj rekomandohet që më mirë është t’i përdorni të thatat se sa të mos përdorni asnjë erëz.

Gjithashtu, ekzistojnë erëza të cilat shumë më mirë shkojnë bashkë me ushqimin e caktuar se të tjerat, transmeton Telegrafi.

Shikoni këtë udhëzues të vogël nëpërmjet të cilët mund të mësoni se cilat ushqime të zakonshme shkojnë më mirë dhe cilat më së shpeshti janë të përdorura:

MISHI I PULËS

Bimët e thata dhe erëzat: trumza, rozmarina, koriandra, rigoni, sherbela, speca djegës pluhur.
Bimë të freskëta:trumza, rozmarina, majdanozi, rigoni, sherbela.
Të tjerat: limoni, hudhra, salca e sojës, vera e bardhë, xhenxhefili.

MISHI I PESHKUT

Bimët e thata dhe erëzat: koriandër, speca djegës.
Bimë të freskëta: estragoni, stërpia, rigoni, aliumi, moraça, majdanozi.
Të tjerat: limoni, mustarda, xhenxhefili, salca e sojës.

MISHI I VIÇIT

Bimët e thata dhe erëzat: rozmarina, trumza.
Bimë të freskëta: rozmarina, trumza.
Të tjerat: vera e kuqe, hudhra.

MISHI I QENGJIT

Bimët e thata dhe erëzat:kanella, harisa.
Bimë të freskëta: rozmarina, trumza, majdanozi, menta.
Të tjerat: hudhra.

 

PERIMET E PJEKURA APO TË ZIERA

Bimët e thata dhe erëzat:: trumza, rigoni, rozmarina, sherbela, speca djegës.
Bimë të freskëta: trumza, rozmarina, rigoni, sherbela, moraça.
Të tjerat: limon, vaji i ullirit, gjalpi.

PATATET:

Bimët e thata dhe erëzat: rozmarina, trumza.
Bimë të freskëta: rozmarina, majdanozi, trumza.
Të tjerat: vaji i ullirit, gjalpi.

/Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit