Ukraina dhe Gjeorgjia dakordohen të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe

Mos i humb

Kryeministri ukrainas, Vododymyr Groysman, ka bërë të ditur se Kievi dhe Tibilisi janë dakorduar të thellojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Zbatimi i përbashkët i projekteve në sektorë të ndryshëm, kryesisht infrastruktura e transportit dhe kapaciteti tranzit, konsiderohen të nevojshme për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, për të rritur tregtinë e ndërsjelë, si dhe për të ofruar rrugë të reja tregtare në botë”, deklaroi Groysman.

Qëndrimet e kryeministrit Groysman, sipas një deklarate me shkrim të publikuar nga Kryeministria e Ukrainës, u shpalosën gjatë vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ku u takua me homologun e tij gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit