Ukrainë, opozitari Sakashvili është dëbuar në Poloni

Mos i humb

Opozitari Mikhail Sakashvili, I akuzuar për përpjekje për të nxitur një grusht shteti në Ukrainë dhe të cilit i është hequr shtetësia e tij ukrainas verën e kaluar, u arrestua dhe u deportua në Poloni, njoftuan të hënën autoritetet ukrainase.

“Ky person ishte në territorin e Ukrainës në mënyrë të paligjshme, kështu që ai u dërgua përsëri në vendin nga i cila ai erdhi në shkelje të ligjit të Ukrainës”, njoftuan në një deklaratë rojet kufitare.

Partia e ish-presidentit Gjeorgjian, më herët kishte njoftuar arrestimin e tij në qënder të Kievit në një restorant nga burra me uniformë, pa një shenjë dalluese të qartë

Mikheil Saakashvili, ka qenë një aleat i presidentit ukrainas Petro Poroshenko, më vonë u bë një nga kundërshtarët e tij më të ashpër.

Në korrik, Presidenti Poroshenko e privoi atë nga nënshtetësia ukrainase, të cilën ai ia kishte dhënë në vitin 2015.

Më 10 shtator, z. Saakashvili me forcë hyri në Ukrainë nga territori polak, duke tejkaluar rojet kufitare me mbështetjen e disa qindra pasuesve të tij.

Ai ishte arrestuar shkurtimisht në dhjetor në Kiev dhe u lirua. Ai u akuzua më pas pergaditje për të “marrë pushtetin me forcë”./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit