Ulja e papunësisë sipas INSTAT-it, Rama i (pa)kënaqur

Mos i humb

Kryeministri Rama është shprehur i “pakënaqur” nga ulja e papunësisë sipas një statistike të nxjerrë nga INSTAT.

Me anë të një statusi në FB, Rama e ka fshehur gëzimin e shifrave te modestia dhe vetëpërbajtja, duke thënë se:

“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, thotë Rama.

Shefi i mazhorancës erdhi në pushtet duke premtuar shifrën e hapjes së 300 mijë vendeve të punës. Edhe pse është ironizuar nga opozita, si dhe nga zëra publikë, në lidhje me këtë premtim, ai ka ofruar tregues stastikorë për të mbrojtur veten. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit