Ulje 14 % e çmimeve të 100 medikamenteve

Mos i humb

Duke filluar nga janari i vitit që vjen, në Zvicër do të ulen çmimet e afërsisht 100 medikamenteve.

Zbritja e çmimeve do të jetë mesatarisht 14 për qind. Qeveria Federale në një hap të saj të parë ka bërë shqyrtimin e gjysmës së medikamenteve për serinë e sivjetshme të uljes së çmimeve.

Shqyrtimi i pjesës së mbetur të barnave do të jetë i përfudnuar brenda dy javëve në vijim, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetësi (BAG).

BAG është e mendimit se përmes kontrollimit të tashëm të çmimeve të medikamenteve mund të arrihen kursime vjetore prej 60 milionë frangash.

Por kjo ulje është dukshëm më e vogël se në vitet e kaluara. Në mes të vitit 2012 dhe 2014, federata kishte arritur të kursente falë uljes së çmimeve të medikamenteve të kursente rreth 600 milionë franga./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit