Ulje e befasishme e papunësisë në Zvicër në qershor

Mos i humb

Maqedonia e Veriut mban kufijtë të mbyllur edhe për gushtin, lëvizje të lirë pa kushtëzim vetëm me Shqipërinë

Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, ose më saktë lëvizje të kushtëzuar për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.

COVID-19, mbi 17.6 milionë të infektuar në të gjithë botën

Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga COVID-19 ka arritur në më shumë se 17.6 milionë sipas statistikave të...

​Më shumë se 17,85 milion të infektuar dhe 683,000 të vdekur nga Covid-19 në botë

Më shumë se 17,85 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 683.767 kanë vdekur, sipas një...

Kosovë : Janë regjistruar 15 vdekje dhe 226 raste të reja nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

115 TË SHËRUAR DHE 226 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka rënë në 3.2 për qind në qershor, pas ngritjes në 3.4 për qind që kjo shkallë kishte shënuar në maj, raporton Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco).

Para shpërthimit të krizës së koronavirusit – në muajin shkurt – ajo kishte qenë 2.5 për qind.

Sipas anketave të realizuara nga Seco, 150.2289 persona të papunë kanë qenë të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit në fund të qershorit, që është 5.709 më pak se në muajin e kaluar.

Ekonomistët dhe ekspertët e fushës janë shprehur të befasuar me uljen e shkallës së papunësisë në qershor. Ata, si pasojë e vazhdimit të krizës së koronavirusit, kishin parashikuar një ngjitje në 3.55 ose të paktën një vendqëndrim në 3.4% sa ishte në maj.

Papunësia gjithashtu ka pësuar rënie në shumicën e nëngrupeve. Tek adoleshentët (15-24 vjeç) ajo ka rënë në 3.3 nga 3.4 për qind, ndërsa në grupmoshën më të vjetër (50-64 vjeç) ajo ka shënuar rënie  në 2.9 nga 3.0 për qind.

Shkalla e papunësisë në mesin e zviceranëve ka mbetur e pandryshuar në 2.4 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq kjo shkallë ka pasur një rënie të konsiderueshme në mesin e të huajve, ku norma është përmirësuar në 5.5 për qind nga 5.9 për qind sa ka qenë në muajin maj.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, papunësia megjithatë është rritur për 53.067 persona (+54.6 për qind).

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Berna, në krye të listës, kryeqyteti më pak stresues

Nëse po e kërkoni një vend pa stres, atëhere mund të dëshironi të merrni parasysh ta vendosni Bernën në krye të listës...

Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në...

Hapen xhamitë e Kosovës

Xhamitë e Kosovës hape sot. Këtë vendim e ka marrë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. “Sot hapen Xhamitë

Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima

Një depo që ruante mijëra tonë materiale shpërthyese mendohet të jetë burimi i mundshëm i shpërthimit masiv që ndodhi në kryeqytetin libanez...

Jorida Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku thotë...