Unaza 137 ditë në protestë, banorët bllokojnë rrugën

Mos i humb

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në ditën e 137 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Pavarësisht kërkesës së policisë së Tiranës që të vijojnë protestën në trotuar edhe sot ata kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën. Protestës pritet t’i bashkohet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

I pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë aktuale.

“Ju jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash.

Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë. Meqënëse nuk do largohen me të mirë populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me patursinë më të madhe po shkojnë në parlament. Ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë. Ne jemi me ju.”- u shpreh, Petrit Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit