Unaza e Re, Gjylameti: Opozita të tërhiqet nga thirrjet e dhunës

Mos i humb

Një ditë pas protestës së dhunshme para selisë Kuvendit të Shqipërisë ku pati disa të plagosur dhe mes tyre një police, e cila humbi gishtat e njërës dorë, palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Qeveria thotë se nuk ka kthim pas për projektin e rrugës, pra do të vazhdohet me shembjet, ndërsa banorët vijojnë protestën e tyre me kërkesa specifike.

Por a duhet zgjedhur një rrugë e ndërmjetme për të ulur gjakrat dhe ç’tensionuar situatën? Kush duhet ta gjejë këtë rrugë dhe kush duhet ta ndërmarrë këtë iniciativë? për t’u përgjigjur disave prej këtyre pyetjeve në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar deputetja dhe kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti.

Sipas saj, ka një qëndrim jo normal të opozitës në këtë protestë, çka e ka agravuar më tej situatën.

“Opozita ndryshe nga vendet e evropës, po i udhëheq ato protesta. Në to kanë marrë më tepër njerëz nga Bashkitë e tjera të vendit, sesa realisht janë ata që dalin për të kërkuar një dëmshpërblim, apo kërkojnë informacion”, u shpreh Gjylameti.

Qëndrimin e opozitës për zgjerimin e unazës së re, Gjylameti e sheh si një kauzë e kapur prej tyre, pasi nuk kanë një alternativë qeverisëse.

“Opozita është duke gjetur një kauzë të saj. Pasi i mungon alternativa qeverisëse. I bëj thirrje opozitës të mos nxisë më tej gjakrat. Bëri thirrje për dhunë, e degraduam në atë situatë”, tha ajo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit