“Unaza” legalizime të paligjshme; Kreu i ALUIZNI-t: Do bëjmë padi në Prokurori

Mos i humb

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame deklaroi se një pjesë e ndërtimeve pa leje në zonën e unazës së re janë legalizuar në shkelje të ligjit.

Sipas Lames janë evidentuar të paktën 5 raste kur në kundërshtim me ligjin është dhënë leja e legalizimit për objektet që janë ndërtuar në troje me pronarë legjitim. Por kjo nuk është shkelja e vetme që ALUIZN-i thotë se ka evidentuar.

“Janë marrë paratë janë futur në buxhet dhe nuk ka filluar fare procedura edhe pse dihet se aty nuk lejohej legalizim. Tani këta pronarë të objekteve do të marrin paratë e paguara mbrapsh”, shprehet Lame.

Sipas kreut të ALUIZNI-t këto legalizime të jashtëligjshme janë kryer veçanërisht në periudhën mars shtator 2013, para se të ndërrohej qeveria. Lame tha se verifikimi i procedurave të legalizimit do të kryhet për të gjitha objektet që shtrihen në zonën e unazës së re dhe për çdo shkelje të ligjit ALUIZNI do të kryejë kallëzim në Prokurori për personat përgjegjës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit