UNICEF: Në Jemen janë vrarë dhe plagosur 6.700 fëmijë

Mos i humb

Mijëra fëmijë janë vrarë dhe plagosur në konfliktin e shkatërruar nga lufta në Jemen që nga viti 2015, bëri të ditur Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

“Mbi 6.700 fëmijë janë konfirmuar të vrarë ose të plagosur që nga viti 2015 në Jemen”, tha UNICEF në Twitter.

Më tej thuhet se gati 358.000 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute kërkojnë trajtim të menjëhershëm, duke bërë thirrje për ndalimin e sulmeve në vendin e shkatërruar nga lufta.

Jemeni që nga viti 2014 është shkatërruar nga dhuna, kur grupi shiit Huthi pushtoi pjesën më të madhe të vendit dhe kriza u përshkallëzua në vitin 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga rebelët Huthi.

Arabia Saudite dhe aleatët sunit akuzojnë Huthit se veprojnë si dorë e zgjatur e Iranit shiit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit