UNICEF: Sulmet në rritje mbi shkollat në Afganistan në shkallë alarmi

Mos i humb

Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF-i, i konsideron në një shkallë alarmi, sulmet ndaj shkollave në Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Raporti i publikuar të martën përmend rreth 200 sulme mbi shkollat që kanë ndodhur për një vit të vetëm, gjatë vitit 2018, me çka dukshëm ka ulur qasjen e fëmijëve në arsim.

Sulmet mbi shkollat, thotë UNICEF-i, janë rritur nga 68 në vitin 2017 në 192 në vitin 2018.

Përveç kësaj, mbi 1.000 shkolla u mbyllën vitin e kaluar, me çka kanë privuar gjysmë milion fëmijë të ndjekin procesin arsimor.

“Arsimi në Afganistan është i kapluar nga sulmet. Sulmet e pakuptimta mbi shkollat, vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet e mësuesve si dhe kërcënimet që po i bëhen arsimit, po shkatërrojnë shpresat dhe ëndrrat e një brezi të tërë fëmijësh”, tha drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Raporti thekson se një nga arsyet për rritjen e sulmeve, ishte fakti se shkollat u përdorën për regjistrim të votuesve dhe qendra të votimit për zgjedhjet parlamentare në vitin 2018.

Në raportin special titulluar “Dhuna Zgjedhore 2018”, misioni për asistencë të OKB-së në Afganistan (UNAMA), theksoi se vitin e kaluar talebanët kanë nisur një fushatë të qëllimshme të dhunës dhe frikësimit për të prishur zgjedhjet.

Raporti thotë se ka verifikuar 435 viktima civile, 56 vrasje dhe 379 të plagosur gjatë fushatës.

Sipas raportit të UNICEF-it, rreth 3.7 milionë fëmijë të moshave mes 7 dhe 17 vjeçe, gati gjysma e të gjithë fëmijëve të moshës shkollore në vend, janë jashtë procesit mësimor.

Muajin e kaluar, një i armatosur hodhi në ajër shkollën e vajzave në provincën Farah. Incidentit i parapriu vrasja e një mësuesi në provincën veriore Faryab më parë atë muaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit