UNICEF: Të paktën 2.200 fëmijë të vrarë në luftën e Jemenit

Mos i humb

 

 

Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) kanë bërë të ditur se të paktën 2.200 fëmijë janë vrarë gjatë luftës tre vjeçare në Jemen.

“Konflikti i pamëshirshëm në Jemen ka shtyrë vendin në humnerë. Shërbimet sociale mezi funksionojnë. Ekonomia është rrënuar. Çmimet janë rritur. Spitalet janë dëmtuar. Shkollat janë kthyer në strehimore ose janë marrë përsipër nga grupe të armatosura”, tha Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it në një konferencë për media në Gjenevë pas vizitës së saj 4-ditore në Jemen.

Fore tha se rreth 11 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë për ndihmë në ushqim, trajtim, arsim, ujë dhe kanalizime.

“Që nga viti 2015, më shumë se gjysma e objekteve shëndetësore kanë pushuar së punuari dhe 1.500 shkolla janë dëmtuar për shkak të sulmeve ajrore dhe bombardimeve”, tha ajo.

Duke vënë dukje se të paktën 2.200 fëmijë janë vrarë dhe 3.400 janë plagosur gjatë tre viteve të fundit, Fore paralajmëroi se këto janë numra të verifikuara dhe shifrat aktuale mund të jenë edhe më të larta.

“Në Sana, në një lagje për fëmijët e kequshqyer, pashë një fëmijë tetë muajsh me peshën e një foshnjeje të sapolindur. Në një njësi të kujdesit intensiv neonatal, pashë foshnje të vogla në inkubatorët që përpiqeshin të merrnin frymë”, tha Fore.

Duke treguar se 5.000 familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre në dy javët e fundit në Hudaydah, ajo tha: “Në javët e fundit çmimi i vajit të grurit dhe perimeve u rrit me 30 për qind dhe ato të gazit për gatim me 50 për qind. Energjia elektrike nuk është e disponueshme në shumicën e zonave të qytetit dhe dëmtimi i tubave të furnizimit me ujë ka shkaktuar mungesa të mëdha të ujit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit