UNIKE/ Historia e Gëzimit nga Drenica, djali i cili kërkoi ta shihte statujën e tij në Suedi!

Mos i humb

Historia e këtij djaloshi nis më shumë se 20 vite më parë në një fshat të Drenicës, për të vazhduar më pas në Skandinavi, ku jetoi për disa vite.

Ai quhet Gëzim Dervishi, dhe statuja e tij ka vite që gjendet në qytetin suedez Vasteras. Por tentimi i tij për ta parë dhe takuar statujën që mban emrin dhe fytyrën e tij prej 7-vjecari ka zgjatur me vite që nga dëbimi nga Suedia e deri pak kohë më parë.

Por si ka nisur i gjithë rrëfimi i këtij djaloshi?

“Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 98’ kur unë isha si refugjat i luftës. Depërtimi im nga Kosova në Norvegji ka ndodhur nga kampi i refugjatëve në Stankovec, Maqedoni. Kam jetuar në Norvegji për katër vite. Pas disa përpjekjesh, nuk ia arritëm qëllimin për të marrë lejeqëndrimin, dhe kështu u përpoqëm të jetonim në Suedi ku kaluam ilegalisht. Aty edhe ndodhi takimi im me një regjisor të njohur suedez. Unë vizitoja studion e tij çdo ditë. Aty i tregoja regjisorit për masakrën që e kam parë me sytë e mi. Kjo na afroi më shumë, dhe regjisori bëri një dokumentar, e më pas edhe një statujë.”

Regjisori dhe djaloshi refugjat u bënë shumë të afërt, dhe pothuajse të pandarë.

Gëzimi tregon se ishte dëshpëruese për të që të kthehej në Kosovë, pasi ngjarjet që i kishte parë i kishte përjetuar shumë rëndë.

Statuja e tij është përuruar në vitin 2002, por ai nuk ishte aty pasi famija e tij nuk kishte vizë. Pas shumë vitesh, ai e pa statujën e tij prej refugjati. Ndjenjat e tij të papërshkrueshme lidhen me kujtimet e tij të dyanshme nga Kosova dhe Suedia.

Por ai nuk i ndali përpjekjet për ta vizituar vendin që i ofroi mbrojtje. Gëzimi është bërë baba, dhe djali i tij reagon mjaft mirë kur e sheh dokumentarin dhe statujën e tij në Suedi.

Si shumë kosovarë të tjerë, Gëzimi ka për qëllim të largohet nga Kosova në drejtim të shtetit suedez. E sigurisht që ky nuk përbën lajm të ri. Të njëjtën ëndërr e ka edhe djali i tij, i cili Suedinë e sheh si një ëndërr që babai i tij nuk mundi ta kap mjaftueshëm. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit