Unioni Afrikan krijoi një konsorcium për provat e vaksinës kundër COVID-19

Mos i humb

Unioni Afrikan njoftoi se ka krijuar një konsorcium për provat e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftim thuhet se konsorciumi i ri do t’i bashkojë zhvilluesit e vaksinave në botë, donatorët dhe institucionet afrikane që kryejnë eksperimente.

Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC e Afrikës) do të menaxhojë strukturën e re, ndërsa do të hulumtojë paraprakisht rezultatet e provave për të vendosur nëse të do të lëshohet në qarkullim në kontinent.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Musa Faki Muhammed, theksoi rëndësinë kritike që për zhvillimin e vaksinës për COVID-19 të punojnë bashkë akademikët, hulumtuesit dhe sektorin privat.

Ndërkohë, në Afrikën e Jugut dhe Egjipt vazhdojnë punimet për vaksinë.

Numri i fundit i të infektuarve me virus në Afrikë është rreth 545.000.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit