Unioni i Dijetarëve të Palestinës thirrje për intifadë

Mos i humb

Unioni i Dijetarëve të Palestinës i ka bërë thirrje umetit islam në intifadë në shenjë reagimi ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“I bëjmë thirrje umetit islam dhe popullit tonë në një intifadë të madhe e cila si parim ka Kur’anin dhe sunetin”, thuhet në deklaratën me shkrim të Unionit.

Në deklaratë theksohet se vendimi në fjalë inkurajon radikalizmin hebre dhe se të gjithë palestinezët duhet bashkuar kundër këtij hapi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit