Universiteti i Ferizajt hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi me “LYKENS”

Mos i humb

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka bërë Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën e karrigave dhe tavolinave “LYKENS’’, në Ferizaj

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është aftësimi për punë praktike të studentëve të UShAF, në arritjen e sukseseve dhe avancim të diturisë, sipas plan – programeve mësimore të Fakultetit, por edhe dobiprurëse për arritje në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies sociale.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falëndëroi përfaqësuesin e Fabrikës ‘’LYKENS’’, z. Bashkim Asllanin për bashkëpunim të ndërsjellë, i cili sipas tij do të siguron profesionist për tregun e punës.

‘’Marrëveshja do të na ndihmoj shumë që studentët tanë përmes Fabrikës së juaj të aftësohen në drejtimet e tyre dhe të sigurojnë një karrierë të suksesshme, e cila është e dobishme për tregun kosovarë. Universiteti ynë do të jetë gjithëherë në shërbimin tuaj, ashtu siç edhe ju do të ofroni kushte për të arritur deri tek rezultatet e synuara’’, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, menaxheri i Fabrikës ‘’LYKENS’’, z. Asllani, falënderoi rektorin Bajraktari për këtë iniciativë të bashkëpunimit dhe premtoj se do të kontribuoj në aftësimin e studentëve përgjatë njohjes së punës praktike në procesin e prodhimit të karrigave dhe tavolinave.

Fabrika ‘’LYKENS’’, është e specializuar për prodhimet e drurit, e cila produktet e veta i tregëton në vend dhe i eksporton ato jashtë vendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit