Urdhri i “Burgjeve”: Të burgosurit nga sot më pak telefonata

Mos i humb

Ashpërsohen masat në burgjet shqiptare. Urdhri më i fundit i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i zbuluar nga ‘News24’ e ‘BalkanWeb’, kufizon telefonatat e të dënuarve me familjarë dhe persona të tretë. Bëhet fjalë për dokumentin me nr.42 18 prot,  datë 13 maj 2019 firmosur nga Agim Ismaili. Me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të thirrjeve telefonike Ismaili urdhëron të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të kryejnë regjistrimin e numrave të telefonit fiks, celular dhe ndërkombëtarë të familjarëve apo të të tretëve (të afërm ose miq), sipas deklarimit me shkrim të seicilit të burgosur.

Referuar dokumentit, të dënuarit e sigurisë së lartë, duhet të deklarojnë deri në 10 numra telefoni, ndërsa të dënuarit e sigurisë së zakonshme, të paraburgosurit, gratë apo minorenët, deri në 15 numra.  Deklarimet e kontakteve bëhen në një formular të posacëm.

Në rastet, kur një i dënuar kërkon të ndryshojë një nga numrat e telefonit, duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë drejtorisë së burgut dhe të shpjegojë arsyen. Institucioni ka 5 ditë afat, që të mundësojë ndryshimin e numrit, sipas kërkesës së bërë nga i dënuari.

Në urdhrin e kreut të përgjithshëm të Burgjeve, data 27 maj përcaktohet si afati i fundit që të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë në dispozicion për të bërë deklarimet e kontakteve të tyre. Më pas secila drejtori burgu duhet të dorëzojë në drejtorinë e Përgjithshme database e numrave.

Kjo sipas tij nuk cënon të drejtat dhe liritë e të dënuarve, edhe pse burimet thonë se me t’u njohur me këtë urdhër, shumë personazhe problematikë të botës së krimit, e kanë kundështuar atë dhe kanë krijuar shqetësime në institucionet ku vuajnë dënimin. Duhet theksuar se vitet e fundit, bosë të trafiqeve, kanë drejtuar grupe të fuqishme kriminale ndonëse ndodheshin ne qëlitë e paraburgimit. Gjithashtu, prej andej janë urdhëruar edhe vrasje.

Të shumta kanë qenë episodet, kur persona të privuar nga liria, kanë kërcënuar, shantazhuar apo intimiduar njerëz të politikës, biznesit e drejtësisë. Por a mund ta japë zgjiedhje kësaj situate ky urdhër? Sigurisht që jo. Për sa kohë që të dënuarit arrijnë në mënyra të ndryshme fusin celularë në qeli dhe përmes tyre komunikojmë me cilindo person që duan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit