Urimi i Dr. Mustafa Bajramit drejtuar besimtarëve myslimanë për Natën e Israsë dhe Mi’raxhit

Mos i humb

DY FJALË NË SHENJË URIMI PËR NATËN E ISRASË DHE MI’RAXHIT!

Pas natës së Kadrit e cila ndërlidhet me fillimin e zbritjes së Kur’anit, nata e Israsë dhe Mi’raxhit është nata më e rëndësishme në historinë e Islamit, dhe, sipas mësimeve të fesë islame, nata më me domethënie në gjithë historinë e njerëzimit.

Pse është kështu?

Sepse, kjo natë është momenti kur Muhamedi a.s. i ndihmuar nga Zoti i Madhërishëm u shkëput për një moment nga toka, nga aty ku kishte filluar misionin e tij, por që, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e rregullimit të jetës në tokë dhe i ngjizur deri në palcë me te, nuk qëndroi gjatë në qiej por u kthye aty ku duhej të punonte me njeriun. U kthye në tokë për të mos i mbetur larg njeriut, atdheut, dhe për ta quar deri në fund misionin që e kishte nisur. Është pikërisht nata kur Muhamedi a.s. e ngacmoi ambicien e njeriut për të shkuar edhe drejt galaksisë.

Nata e Israsë dhe Mi’raxhit është nata e njeriut me rrënjë thellë në tokë dhe i kapur lart për qielli. Është nata e namazit i cili në Islam e ka po këtë kuptim.

Besimtarë muslimanë kudo që jeni!

Urime dhe e hajrit ju qoftë Nata i Israsë dhe Mi’raxhit…!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit