Ushqime pa kontroll; Në Tiranë e Durrës, bulmeti në mes të pluhurit

Mos i humb

Presidenca: Anti- shpifja një paketë anti- kushtetuese, pa liri të shprehjes nuk ka negociata

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka thënë se me draft- opinionin e Komisionit të Venecias për Paketën Ant- Shpifje u konfirmua qëndrimi...

Pilaf me fileto pule dhe rrush të thatë

Përbërësit2 fileto pule 2 filxhanë çaji oriz basmati 5 filxhanë lëng pule ose perime 4 lgj vaj ulliri 1 qepë të grirë...

Çekia dëbon 2 diplomatë rusë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri Andrej Babis tha se të dy diplomatët ishin dëbuar sepse po përpiqeshin të dëmtonin...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së për seancë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për...

Standardet e tregtimit të ushqimeve në disa tregje edhe në qytetet e mëdha të vendit, janë shumë të ulëta. Top Channel bëni një vëzhgim në tregjet e Durrësit, por edhe Tiranës ku gjen lehtësisht bulmet që shitet mes pluhurit, apo tregje të pista.

Tregu ushqimor në Durrës mbulohet me copa llamarine dhe vjetërsira. Ndërsa dyshemeja është e pashtruar, e mbushur me ruta-perime të kalbëzuara. Në këtë treg nuk mungojnë dhe shitësit ambulantë që tregtojnë qumësht me shishe plastike të përdorura. Tregtarët që kanë një licencë për të shitur nënproduktet e qumështit bëjnë përgjegjëse AKU.

“Këtu problemi është se gjizë, djathi shitet jashtë. Ne shesim brenda normave, në vihet gjobë ndërsa aty jashtë jo. E marr mallin me flet analizë, TVSH me numrin e NIPT-it tani ai shet jashtë nuk ka asgjë nga këto ai nuk gjobitet, ndërsa unë gjobitem”, shprehet një tregtar në Durrës.

Në Tiranë, në cepa pallatesh vijon shitja e ambulantëve. Tani është koha e ullirit, dhe ai shitet në këtë mënyrë, pa asnjë kusht higjenik. Në të njëjtën mënyrë shiten edhe nënproduktet e qumështit si gjalp dhe gjizë. Pas shkollës së baletit koshat e mbeturinave janë shumë pranë arkave të fruta perimeve.

“Ne shesim perimet këtu, ai është ushqimi i popullit, kazanët rrinë këtu bashkë me gjithë plehrat hajde prit që t’i shesësh”, thotë një tregtar në Tiranë.

Sipas Drejtorit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa i vetmi treg i frutave perimeve që është ndërtuar brenda standardit është ai i Pazarit të Ri.

“Një treg i organizuar duhet të ketë disa kritere. Duke filluar që më dyshemenë duhet të jetë e shtruar me pllaka, duhet të jetë e larë e disifiktuar, e pastër. Duhet të jetë e mbuluar me tendë që mos t’i hyjë drita. Po natyrisht duhet të respektohen edhe kushtet e higjienës; sigurisë ushqimore; etiketimit”, shprehet Hasan Stafa, drejtor i Mbrojtjes së Konsumatorit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja. Në shumë...

Nuk ka asnjë sekondë për humbje: Duhet menjëherë të veproni kështu nëse fëmija fillon të ngufatet!

Lodrat e imëta apo objektet të cilat vogëlushët i fusin në gojë janë shkaktare madje për vdekjen e një të tretës së...

Xiaomi Mi CC 10 vjen me një zmadhim optik 12x

Sipas informatave të reja, telefoni i mençur i radhës nga Xiaomi do të bëjë përshtypje me kamerën e tij.

Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt

Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar. Ky është...

ISLAMI DHE MBROJTJA NGA SËMUNDJET

Dr. Amel Kurtishi Islami është një fe që e konsideron dhe e vlerëson shëndetin...