Ushqimet më të mira kundër inflamacionit!

Mos i humb

Dimri përcjellet me shumë inflamacione.

Por me i rëndi është inflamacioni kronik, pasi bën që trupi të sulmojë gabimisht qelizat e veta.

Inflamacioni kronik mund të zgjasë një kohë të gjatë dhe lidhet me sëmundje kardiovaskulare, diabeti e tipit 2, artriti reumatoid e të tjera.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që luftojnë inflamacionin:

Perimet të gjelbra
Perimet e gjelbra si spinaqi janë të pasur në vitamina dhe minerale esenciale, sidomos vitaminën K e cila njihet për vetitë e saj anti-inflamatore.

Boronica
Boronicat kanë një sërë fibrash dhe antioksiduesis. Ky frut pylli është anti-inflamatorë gjithashtu. Një studim ka treguar se konsumimi i boronicave mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Vaj ulliri
Studimet kanë treguar se përbërësi natyral oleocanthal tek vaji i ullirit ka efekte anti-inflamtore ngjashëm me ibuprofenin. Ushqyerja me dietën mesdhetare (që përmban edhe vajin e ullirit) është lidhur me një rrezik për të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe gjendjeve të tjera shëndetësore kronike të lidhura me inflamacionin.

Çaji jeshil
Me kalimin e kohës, trupi prodhon radikale të lira (molekula të dëmtuara që çojnë në plakje dhe sëmundje) për shkak të stresit dhe dietës së varfër. Çaji jeshil është i pasur me një antioksidues aktiv që ndihmon për të luftuar radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion./kk/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit