“Ushtarët izraelitë gjithnjë e më shumë në trajtime psikologjike”

Mos i humb

Numri i ushtarëve izraelitë që i janë nënshtruar trajtimit psikologjik është rritur për 40 për qind në dy vitet e fundit.

Sipas një lajmi të gazetës izraelite Haaretz të bazuar në një raport të publikuar në një revistë ushtarake nga kryetari i departamentit psikiatrik të Forcave Ajrore Izraelite, Lea Schlaff, 47 mijë seanca mbështetëse psikologjike u janë ofruar vitin e kaluar ushtarëve izraelitë të cilët kanë kërkuar ndihmë psikologjike për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Schlaff në raport ka rikujtuar se mbi 2.500 seanca ishin realizuar në vitin 2013, duke shtuar se numri i ushtarëve që i janë nënshtruar këtij lloji të trajtimi në dhjetë vitet e fundit është i lartë dhe duke paralajmëruar se kjo rritje mund të ulë performancën e terapistëve në trajtimin e ushtarëve.

Në raport, rritja e kërkesës për mbështetje psikologjike në ushtri lidhet me kushtet e vështira socio-ekonomike me të cilat përballen një numër i madh i shtetasve izraelitë dhe rënien e motivimit për kryerjen e detyrës ushtarake.

Siç thuhet në lajmin e gazetës izraelite, disa zyrtarë të ushtrisë kanë theksuar se në mesin e shkaqeve që kanë shtyrë të kërkojnë trajtim psikologjik ushtarët është angazhime në ekipet e operacioneve speciale.

Ushtria ka rekomanduar mbështetje urgjente për ushtarët me shëndet të çrregulluar mendor në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet dhe të mënjanohen rastet e vetëvrasjeve.

Një në gjashtë ushtarë meshkuj dhe një në 15 ushtarë femra thuhet se kërkojnë çmobilizim të hershëm nga ushtria për shkak të problemeve psikologjike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit