Ushtarët izraelitë plagosin 18 palestinezë

Mos i humb

 

 

Të paktën 18 palestinezë janë plagosur gjatë përleshjes mes forcave izraelite dhe banorëve të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njofton se përleshja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në të njëjtën kohë kur kolonët hebrenj pushtuan tyrben e Jusufit në Nablus.

Ushtria palestineze hapi zjarr duke plagosur të paktën një palestinez, ndërsa edhe 17 palestinezë tjerë u plagosën me municion plastik.

Dëshmitarët okularë lajmërojnë se ushtarët izraelitë kanë përdorur sasi të mëdha të gazit lotsjellës dhe arrestuan së paku dy demonstrantë.

Tyrbeja e Jusufit gjendet në lindje tyë Nablusit dhe hebrenjtë e konsiderojnë si një nga vendet e shenjta.

Hebrenjtë besojnë se në tyrben gjenden mbetjet mortore të profetit Jusuf, ndërsa historianët palestinezë pohojnë se është tyrbeja e dijetarit lokal Jusuf Duwekkat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit