Ushtarët izraelitë plagosin 47 palestinezë në Gaza

21
0

Të paktën 47 palestinezë janë plagosur nga ndërhyrja e forcave izraelite në protestat paqësore të organizuara përgjatë kufirit të Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në mesin e të plagosurve në protestat që organizohen rregullisht nga 30 marsi i vitit të kaluar nën moton “Marshi i Madh i Kthimit”, gjendet edhe një punonjës shëndetësor.

Ende nuk janë dhënë informacione lidhur me gjendjen e të plagosurve.

Palestinezët sot u mblodhën pesë pika të kufirit të Gazës, duke kërkuar heqjen e bllokadës së vendosur në vitin 2006 dhe tërheqjen e Izraelit nga trojet palestineze.

Sot palestinezët shënojnë 71-vjetorin e Nakba-s, që në gjuhën arabe do të thotë “katastrofa”, për të përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Izraelit më 14 maj të vitit 1948 në Palestinën historike të pushtuar dhe dëbimin e palestinezëve nga vendlindjet e tyre.

Ndryshe, palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton “Marshi i Madh i Kthimit” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Mbi 200 palestinezë kanë rënë dëshmorë ngandërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore nga 30 marsi i vitit të kaluar.

Gjatë 13 viteve të fundit, Rripi i Gazës ka vazhduar të vuajë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte bazë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here