Ushtria e Libisë rimerr bazën ajrore nga forcat e Haftarit

Mos i humb

Baza kryesore ajrore tani është kthyer nën kontrollin e qeverisë pas rreth gjashtë vjetësh nën pushtimin e forcave komplotiste.

Fitorja u njoftua nga zyra për media e operacionit të udhëhequr nga qeveria “Burkan Al-Ghadab” (Vullkani i Tërbimit), duke cituar Osama al-Juwaili, komandantin e Operacionit “Stuhia e Paqes”.

Deri te fitorja erdhi pasi ushtria libiane shkatërroi në total tre sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të tipit “Pantsir” të Haftarit, i cili ishte furnizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në 48 orët e fundit.

Al-Watiya shihet si një bazë ajrore kryesore, e dyta pas Aeroportit Mitiga. Baza u pushtua në vitin 2014 nga Haftari, udhëheqësi i forcave të armatosura ilegale në Libinë lindore, i cili e përdori atë si selinë e tij për sulme ndaj qeverisë legjitime.

Haftar shtoi sulmet ndaj civilëve këtë maj, pasi ushtria libiane kohët e fundit korri një avantazh dhe u shkaktoi humbje të rënda militantëve të tij.

Qeveria e Libisë ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Qeveria filloi Operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit