Ushtria e Libisë shkatërron një dron dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të milicëve të Haftari

Mos i humb

Zëdhënësi i Qeverisë së Libisë, Mohamed Qanunu, në një deklaratë me shkrim tha se kanë zhvilluar operacione ushtarake ndaj objektivave të milicëve të Haftarit në bazën ajrore ushtarake Al-Watiya e cila ndodhet rreth 140 kilometra në jugperëndim të Tripolit.

Ai theksoi se elementet ajrore të ushtrisë libiane kanë shkatërruar një sistem të mbrojtjes ajore Pantsir prodhim rus të siguruar nga EBA si dhe një dron të armatosur të tipit Wing Loong II prodhim kinez i siguruar gjithashtu nga EBA dhe të cilët ishin dërguar në bazën ajrore.

Gjithashtu nga elementet ajrore të ushtrisë libiane janë vendosur në objektiv edhe dy depo të armëve në bazën ajrore nën okupimin e milicëve të Haftarit.

Ushtria libiane dje njoftoi se ka shkatërruar një sistem të mbrojtjes ajrore Pantsir prodhim rus i cili ishte siguruar nga EBA dhe që ishte dërguar në bazën ajrore.

Forcat qeveritare libiane më 25 mars filluan operaconin “Stuhia e Paqes” ndërsa më 13 prill rimorën nga milicët e Haftarit një qytet dhe 7 rajone në perëndim të Tripolit duke pastruar nga milicët një territor prej 3.000 kilometra katrorë në vijën bregdetare që zgjatet nga kryeqyteti deri në kufirin me Tunizinë.

Baza Al-Watiya ndodhet 140 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit në një hapësirë ushtarake të gjerë dhe të mbrojtur në mesin e shkretëtirës. Kjo bazë ka një kapacitet ushtarak prej 7 deri në 10 mijë forca dhe ka një rëndësi të madhe nga pikëpamja strategjike.

Me operacionet e ndërmarra për të rimarrë bazën nga milicët, ushtria e Libisë tha se “Ata synojnë të neutralizojnë bazën ushtarake ajrore Al-Watiya e cila është strehimore e milicëve dhe mercenarëve si dhe qendër e sulmeve ajrore kundrejt civilëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit