Ushtria izraelite arreston 11 palestinezë

Mos i humb

Ushtarët e Izraelit kanë arrestuar 11 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e realizuara mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 11 palestinezë me pretendim se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Forcat izraelite shpesh realizojnë bastisje në shtëpitë palestineze të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, nën pushtim dhe me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë, 300 prej tyre fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit