Ushtria izraelite arreston 16 palestinezë

Mos i humb

 

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 16 palestinezë.

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar palestinezët nën akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Në deklaratë thuhet se pas arrestimit, palestinezët janë dërguar në institucionet përkatëse për hetime.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë edhe në orët e mëngjesit në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor arrestuan 4 gazetarë palestinezë.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendimet të ndryshme.

Sipas të dhënave të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit