Ushtria izraelite arreston 7 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Forcat izraelite të sigurisë arrestuan shtatë palestinezë gjatë bastisjeve mbrëmjen e kaluar në Bregun Perëndimor.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se janë arrestuar disa palestinezë për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Sipas autoriteteve palestineze, aktualisht në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë, shumica prej të cilëve vijnë nga Bregu Perëndimor i okupuar.

Ushtria izraelite kohët e fundit është duke kryer arrestime të palestinezëve në mbarë Bregun Perëndimor, me pretendime të ndryshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit