Ushtria izraelite do të dërgojë ushtarë shtesë në Luginën e Jordanit

Mos i humb

Para shpalosjes së të ashtuquajturit plan i paqes të cilin presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka përgatitur me pretendimin e “gjetjes së zgjidhjes” për çështjen mes Palestinës dhe Izraelit, ushtria izraelite vendosi të dërgojë ushtarë shtesë në Luginën e Jordanit që gjendet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Pas vlerësimit të gjendjes, është vendosur përforcimi i njësive në Luginën e Jordanit me ushtarë këmbësorë”, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

Nuk u dhanë detaje rreth asaj se sa ushtarë dhe kur do të dërgohen.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, para zgjedhjeve të parakohshme të 17 shtatorit të vitit të kaluar kishte premtuar se do ta “aneksojë” Luginën e Jordanit, e cila llogaritet si territor palestinez.

Ai e përsëriti premtimin e tij edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten më 2 mars.

Ndërkohë, ky vendim i ushtrisë izraelite erdhi disa orë para njoftimit të të ashtuquajturit plani i paqes nga presidenti amerikan Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit