Ushtria izraelite i rrënon shtëpinë palestinezit të burgosur

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë rrënuar shtëpinë e një palestinezi të burgosur në El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Një grup ushtarësh izraelitë kanë rrënuar shtëpinë e Arafat Irfaije, i cili akuzohet për vrasjen e një koloni hebre në qytetin e pushtuar të Kudsit, thanë dëshmitarët okularë.

Rrënimi me bulldozerë është bërë në apartamentin në katin e tretë të një ndërtese, ku jetonte palestinezi i burgosur.

Forcat izraelite kanë përdorur plumba të vërtetë në drejtim të disa të rinjve palestinezë që kanë dashur ta pengojnë rrënimin.

Ndryshe, Arafat Irfaije është ngarkuar me akuzën e vrasjes së një koloni hebre më 27 shkurt në Kuds.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit