Ushtria izraelite me avionë dhe tanke kryen sulme në Gaza

Mos i humb

Ushtria izraelite të enjten në mbrëmje me avionë dhe tanke kreu sulme në Gaza.

Ushtria izraelite tha se ata kishin kryer sulme mbi dy objektiva, të cilat siç tha, i përkisnin “organizatave terroriste”.

Në deklaratë thuhet se sulmet pasuan si kundërpërgjigje ndaj tre sulmeve raketore nga zona e Gazës më herët të enjten.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas informacioneve të fundit, nuk kishte viktima në njerëz.

Sulmet ndodhën pak pas vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me të cilin njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Trump në një konferencë për media parmbrëmë tha se kishte ardhur koha që Jerusalemi të njihej zyrtarisht si kryeqytet i Izraelit.

Presidenti amerikan me këtë rast tha se kishte urdhëruar tashmë administratën amerikane të fillonte përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit