Ushtria turke godet terroristët e YPG/PKK-së në Tel Rifat

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë goditur me obusë objektivat e organizatës terroriste YPG/PKK, të cilat kanë pushtuar qytetin Tel Rifat në veri të Sirisë.

Forcat turke kanë realizuar pesë gjuajtje me obusë terroristetë në Tel Rifat, qytet në juglidnje të Afrinit.

Goditja e ushtrisë turke vjen pasi në orët e mëngjesit në Afrin shpërtheu një autobombë, e cila nuk shkaktoi të vdekur dhe të plagosur.

Po ashtu, YPG/PKK të dielën ndërmorën dy sulme ndaj civilëve në qendër të Afrinit, nga të cilat dy persona humbën jetën, kurse tetë të tjerë u plagosën.

Ndryshe, Tel Rifat, qytet me popullsi arabe, tashmë tre vite gjendet nën pushtimin e YPG/PKK-së. Terroristët e qyajnë si “Kantoni Shehba” linjën nga Tel Rifati deri në Munbixh.

Organizata terroriste pas pushtimit të Tel Rifatit në vitin 2016 synonte të bashkonte rajonin në lindje të Eufratit me Afrinin dhe në këtë mënyrë të krijonte një linjë të panderprerë përgjatë kufirit turk.

Megjithatë, Turqia përmes operacionit “Mburoja e Eufratit” çliroi qytetin Al-Bab që gjendet mes Tel Rifatit dhe Munbixhit dhe shkëputi lidhjen e terroristëve.

Rreth 250 mijë civilë që jetonin në Tel Rifat dhe rrethinë janë detyruar të braktisin vendin pas okupimit të YPG/PKK-së dhe të strehohen në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe në Azez, që gjendet në kontrollin e opozitarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit