Ushtria turke neutralizon 10 terroristë në veri të Irakut

Mos i humb

 

 Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar dhjetë terroristë përmes një operacioni ajror në veri të Irakut.

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë në rrjetin social Twitter, operacioni ajror ndaj terroristëve është realizuar më 29 korrik në rajonin Metina në veri të Irakut.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit