Ushtria turke neutralizon 14 terroristë brenda dhe jashtë kufirit

Mos i humb

 

Gjatë operacioneve në shtatë ditët e fundit, në Turqi dhe jashtë kufijve të saj, janë neutralizuar 14 terroristë.

Në mesin e të neutralizuarve janë edhe dy persona të ashtuquajtur kryesues të organizatave terroriste.

Nga Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë bëhet e ditur se gjatë shtatë ditëve të fundit janë neutralizuar 14 persona, si dhe është konfiskuar një numër i madh i armëve dhe municioneve.

Brenda vendit janë neutralizuar dy terroristë, ndërsa 12 të tjerë jashtë kufijve të Turqisë.

Janë shkatërruar edhe një numër i madh i pozicioneve të cilat terroristët i kanë përdorur si strehimore dhe depo.

Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në rajonin e Afrinit të Sirisë, janë neutralizuar 4.403 terroristë. (AA)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit