Ushtria turke përfundon raundin e gjashtë të patrullimit në Munbixh

Mos i humb

 

 

 Forcat e Armatosura të Turqisë përfunduan raundin e tyre të gjashtë të patrullimit në qytetin verior sirian Munbixh, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të pastruar rajonin nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas gazetarit të AA-së në terren, autoblindat e ushtrisë turke zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur në koordinim me SHBA-në rreth lumit Sacu në linjën mes Munbixhit dhe Jarabulusit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor, i dyti më 20 qershor, i treti më 22 qershor, i katërti më 24 qershor, ndërsa i pesti dy ditë më parë.

Aktivitetet e patrullimit pritet të vazhdojnë.

Marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-së synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.

Marrëveshja u njoftua për herë të parë pas një takimi në Ëashington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit