Ushtria turke shkatërron objektiva terroriste në veri të Irakut

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë shkatërruar disa objektiva terroriste në veri të Irakut.

Sipas një njoftimi nga Shtatmdhoria e Turqisë, forcat turke përmes një operacioni ajror në rajonet Sinat-Haftanin, Metina dhe Gara në veri të Irakut, kanë asgjësuar strehimore, bunkerë, pozicione armësh dhe depo municionesh të organizatës terroriste PKK.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit