Ushtria Turke zbulon një depo armësh të PKK-së

Mos i humb

 

Forcat e sigurisë të Republikës së Turqisë kanë gjetur në qytetin juglindor të Turqisë, Hakari një depo armësh të organizatës terroriste PKK dhe konfiskuan sasi të mëdha armësh të ndryshme.

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu ishte në Yuksekova, jo shumë larg Hakkarit, ku u takua me ushtarët turq me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, Soylu ndau informacione lidhur me operacionin e ushtrisë turke në rajonin Ikayaka Daglari dhe tha se është zbuluar një nga magazinat më të mëdha terroriste në rajon.

“Kjo është sasia më e madhe e armëve të konfiskuara ndonjëherë në rajonin e qytetit Hakkari. U konfiskuan 116 kallashnikovë, mitralozë, 5 pushkë, tre granata anti tank, 13 pushkë automatike, 5 RPG-7, 7 sajper, një raketë hedhës, pushkë gjahu, 217 bomba dore dhe 239 bomba të tjera”, tha Soyle.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit